“S’KAM QENË KURRË NË NJË TË TILLË”/ Kanye dhe Kim hipin në avionin më luksoz në botë (VIDEO) – AlpeGossip
“S’KAM QENË KURRË NË NJË TË TILLË”/ Kanye dhe Kim hipin në avionin më luksoz në botë (VIDEO)

“S’KAM QENË KURRË NË NJË TË TILLË”/ Kanye dhe Kim hipin në avionin më luksoz në botë (VIDEO)

Të gjithë tashmë e dimë se reperi Kanye West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian nuk dinë të kursejnë kur vjen puna tek rehatia e tyre. Por së fundmi West duket se e ka tejkaluar veten duke lënë pa fjalë edhe vetë partneren e tij.

Artisti i famshëm i cili do të udhëtojë për “kush e di se ku”,  së fundmi ka marrë me qira një prej avionëve më luksozë në të gjithë botën, një Boeing 747, që është konkretisht avioni i pestë më i shtrenjtë në të gjithë botën me një vlerë prej 153 milionë dollarësh, duke lënë pas edhe Boeing-un 757 privat të Donald Trump.

Kim Kardashian e ka dokumentuar ngjitjen e tyre në bord në Instagram dhe duket qartë që edhe për të, kjo është një çmenduri.

“Jo ndonjë gjë e madhe, thjesht një 747 privat. Kështu i bën gjërat ai tani, vetëm me 747-a! Unë as nuk kam dëgjuar ndonjëherë për këtë, po nejse…”-shprehet me humor Kim teksa i referohet bashkëshortit të saj Kanye West si të ishte duke folur për kikirikë.

Teksa ngjitet në bord, Kim tregon ambientet e brendshme të avionit superluksoz ku bien në sy dhomat e bollshme me shtretër komodë e ambiente të tjera qëndrimi, që të krijojnë idenë e një hoteli fluturues.

“S’kam qenë kurrë në një të tillë!”-shprehet e mahnitur ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, duke shtuar më tej se ajo dhe Kanye kanë marrë me vete dhe trajneren e tyre të fitnesit në mënyrë që të bëjnë stërvitje ndërkohë që udhëtojnë drejt destinacionit të largët për ku janë drejtuar.