DYSHIMET/ A u manipulua çmimi i fituesit të festivalit? (FOTO) – AlpeGossip
DYSHIMET/ A u manipulua çmimi i fituesit të festivalit? (FOTO)

DYSHIMET/ A u manipulua çmimi i fituesit të festivalit? (FOTO)

Një ditë pas shpalljes së fituesit po ngrihen dyshimet e para për manipulimin e rezultatit të Festivalit te 58-te te Kenges ne RTSH, qe la te zhgenjyer kengetaren Elvana Gjata dhe gjithe ata qe ishin te bindur se ne Eurosong do të na çonte “Me Tana” e Elvanes. Që kur u tha se këtë festë të përvitshme të këngs kishin marrë ne dorë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu bashkë me lajmin u përhap edhe zhurma se ato kishin bërë një pakt: Këngëtarja e cila vitin e fundit ka qenë më shumë protagoniste e kronikës së zezë për shkak të problemeve të fejuarit të saj do të ndizte skenën dhe do të rikthente vëmendjen tek ekrani i RTSH, ndërsa organizatorët do ta shpërblenin këtë pjesmarje me çmimin e parë që të shpie drejt e në festivalin Europian që këtë vit mbahej në Hollandë.

Arilena dhe Elvana

Me sa duket ky deal është prishur dhe këtë nuk e tregojnë vetëm mënyra se si u soll Elvana Gjata në fund, lotët e saj në skenë, apo justifikimet e Alketa Vjesiut në rrejte sociale se juria nuk ishte në dorë të saj. Gjithnjë e më shumë për prishjen e këtij deali, po fajësohet regjizoria Vera Grabocka, pikërisht ajo që qe akuzuar na të tjerë se po e ogranizonte këtë festival për t’ia dhënë Elvanës. Një media profesionale, por shumë afër këngëtares që mori çmimin e dytë, Revista Anabel, shkruajti një ditë pas ndarjes së çmimit: “Duam apo s’duam ta pranojmë, ajo u përdor nga produksioni sepse ktheu në qendër të vëmendjes një festival, për të cilin njerëzit fatkeqësisht kishin 0 interes. Do të ishte më e ndershme sikur Vera Grabocka të mos e kishte pranuar Elvanën në Festival duke i thënë “më mirë mos merr pjesë, e kam përcaktuar tashmë fituesin”.

Dyshimet e para për këtë lindën pas publikimit të faksimileve që tregonin se si kanë votuar anëtarët e jurisë. Ne dokumentin e firmosur nga anetaret e jurise ne RTSH, mund te shihet qartesisht se Elvana Gata eshte vlersuar me piket maksimale nga tre të huajt. Por ajo është goditur pas shpine nga pjesa shqiptare. Mikaela Minga, muzikologe me përvojë, i dha Elvana Gjatës, një prej pretendenteve kryesore për çmim, vetëm 2 pikë, Ndërsa poetja Rita Petro, megjithëse nuk dha as për Arilena Arrën pikët maksimale, nuk votoi për Elbanën më shumë se notën 8 (nga 13).

Capture-800x557Dmitirus-800x587Felix-800x585Mikhaela-800x597Rita-800x619A ishte kjo për arsyen e thjeshtë se në një moment, se Elvana Gjata stonoi gjatë interpretimit? Edhe mundet. Por Revista Anabel ka shkuar më tej në gjetjen e shkaqeve. Kjo media pretendon se fillimisht ishte shpallur që juria e festivalit do të përbëhej vetëm nga tre të huaja dhe se dy gratë shqiptare u shtua për të përmmbysur rezultatin: “Këtë gjë e konfirmojmë edhe burime të brendshme për Anabel.al, që thonë se juria shqiptare u shtua në minutën e fundit pikërisht për këtë qëllim” nënvizon ajo. Një tjetër teori konspirative që po gëlon është edhe fakti se regjisorja Vera Grabocka e shtoi sallën me 400 karrige të mbështetësve të Arilena Arrës, për të sugjestionuar publikun. Dhe qenë pikërisht të këta të fundit që thërrisnin Arilena, Arilena ndërkohëqë në skenë këndonte Elvana, një jë që nuk nddhi me asnjë këngëtare tjetër. “Vërtet turma është e pakontrollueshme, por fakti që dikush thërret Arilena në një moment kur nuk po diskutohej çmimi – si në rastin e Fifit dhe Eneda Tarifës – është gjithashtu e dyshimtë. Pra, pse nuk brohoriti askush emrin e Arilenës kur po këndonte Era Rusi, Olta Boka, Valon Shehu apo Albërie Hadërgjonaj” pyet Anabel.

 

Por pavarësisht nga këto akuza për Vera Grabockën që në fillim ishte fajësuar se donte ti’a jepte vendin e parë pa garë Elvana Gjatës, një pyetje e dyshimtë mbetet. A e manipuloi këtë festival regjizorja legjendare siç pretendon Anabel? Apo rrol kanë pasur anëtarët shqiptarë të jurisë që mund të jenë influencuar nga drejtuesit e TVSH-së? Duket se për këtë version të dytë është shhprehur edhe krahu i djathtë i Grabockës, prezantuesja Alketa Vejsiu: “ Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! M’i kurseni akuzat ju lutem. Unë nuk isha juria dhe jurinë s’e zgjodha unë! Elvana faleminderit” ka shkruar ajo këtë të hënë. Natyrisht duke e bërë edhe më të paqartë situatën por duke konfirmuar edhe njëherë dyshimet se diçka ka ndodhur jashtë syve të publikut.