Harry ka ndërmend të ftojë dy ish-të dashurat në dasmë! Ja cilat janë ato (FOTO) – AlpeGossip
Harry ka ndërmend të ftojë dy ish-të dashurat në dasmë! Ja cilat janë ato (FOTO)

Harry ka ndërmend të ftojë dy ish-të dashurat në dasmë! Ja cilat janë ato (FOTO)

Dasma mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle, do të jetë lajmi i vitit në mediat mbarë botërore.

Përpos fustanit të nuses, disa detaje të reja janë zbuluar në lidhje me listën e të ftuarve. Princ Harry ka ndërmend të ftojë dy nga ish-të dashurat e tij në dasmë. Bëhet fjalë për Chelsy Davy dhe Cressida Bonas. Një burim foli tha për Daily Mail se:

“Harry mbeti shok me Chelsy-n dhe Cressida-n, prandaj do të jenë në dasmë. Ai u sigurua që të mos kishte hatërmbetje kur u ndanë. Nuk ma ha mendja se Meghan do ta ketë problem.”

Princ Harry ishte i lidhur me Chelsy Davy në 2004-n. U njohën në Cape Town dhe u ndanë në 2011. Ndërsa me Cressida Bones, u njoh në maj të 2012-s, përmes Princeshë Eugenie.

Në 2013-n dolën fjalë se princi ishte gati të martohej me Bones, por ajo jo. Arsyeja ishte diferenca në moshë. Bones ishte 24 vjeçe asokohe, ndërsa Harry 30.