NJËSOJ SI NË FILMA/ Agim Krajka dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë – AlpeGossip
NJËSOJ SI NË FILMA/ Agim Krajka dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

NJËSOJ SI NË FILMA/ Agim Krajka dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Këngët më të njohura shqiptare mbajnë vulën e tij dhe nuk ka një njeri që nuk di qoftë edhe një këngë të kompozuar nga Agim Krajka. Ka një jetë që merret me muzikë dhe sigurisht kontributi i tij është një vlerë e çmuar për kulturën shqiptare. Për të rrëfyer gjithçka mbi profesionin, por  edhe për jetën e tij private, këtë të mërkurë emisioni ‘Soirée ’ kishte si të ftuar special Agim Krajkën.

 

Përveçse tregoi si kanë lindur këngët më të njohura, Krajka foli edhe për jetën e tij si bashkëshort dhe baba. Në emision nuk munguan as personat më të afërt të kompozitorit, ndër ta edhe bashkëshortja e tij, Ami.

Ajo ka rrëfyer si është njohur me kompozitorin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është e ngjashme me skenat e një filmi romantik.

“Unë jam njohur me të që në festivalin e 6-të në 1969. Unë isha instrumentiste dhe Krajka kishte krijimtarinë. Pastaj Gimi u afrua më shumë. Ne në atë kohë linim pasaportat dhe kur e pyeta se ku ishte e imja, Krajka tha: ‘kanë shkuar në gjendjen civile’. Me thënë të drejtën nuk e kuptova. Megjithatë ai gjeti momentin dhe bëri kërkesën, por e refuzova se isha e re. Ai insistoi. U bë sebep një xham sahati. Mua më ra xhami dhe ma mori Krajka për të rregulluar dhe kështu nisi…”, –  tha Ami. Ndoshta kohët kanë ndryshuar, megjithatë me siguri të gjithë ëndërrojmë për një histori dashurie kaq të bukur.