E bëri për dy lek për shqiponjën/ Eleni Foureira i mbyll gojën deputetes greke: Nuk kam vjedhur… – AlpeGossip
E bëri për dy lek për shqiponjën/ Eleni Foureira i mbyll gojën deputetes greke: Nuk kam vjedhur…

E bëri për dy lek për shqiponjën/ Eleni Foureira i mbyll gojën deputetes greke: Nuk kam vjedhur…

Në mediat Greke që pas përfundimit të Eurovizon është diskutuar gjatë pjesëmarrja e këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron dhe u rendit e dyta. Ditën e djeshme këngëtarja ishte rrëfyer për herë të parë dhe për komentet raciste që grekët kishin bërë kundër saj, duke u shprehur se të gjithë e përdorën si një mbeturinë vetëm për të nxjerr lajme boshe.

Mirëpo në një intervistë të fundit për ‘Lifo’ ajo ka dhënë një përgjigje për akuzat e politikanes greke, e cila e sulmoi duke i thënë se ajo harxhon lekët e grekëve dhe se fal tyre është ajo që është sot.

“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia. Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-n, bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”., ka treguar ajo.

Më pas Eleni ka treguar edhe për pyetjet që i bëjnë ku i përmendin 10 pikëshin e Shqipërisë , ku u shpreh se në fakt duhet të flitet për 7 pikët që Greqia i dha dhe llogaria duhet të fillojë së pari nga ata.

“Nëse këto pikë ishin raciste, atëherë më vjen shumë keq. Ky vlerësim juaj dëmtoi më shumë Qipron se sa mua. Gazetarët më pyetën nëse u mërzita që Shqipëria më dha 10 pikë dhe jo 12. Askush nuk më pyeti përse Greqia më dha 7 pikë në gjysmëfinale. Një sistem i tërë po përpiqet që të tregojë gjëra të cilat nuk ekzistojnë”, tha Eleni Foureira.