ROZA PREZANTON PROJEKTIN E RI ME TREJSIN/ Moderatorja ka dy fjalë edhe për Encën (FOTO) – AlpeGossip
ROZA PREZANTON PROJEKTIN E RI ME TREJSIN/ Moderatorja ka dy fjalë edhe për Encën (FOTO)

ROZA PREZANTON PROJEKTIN E RI ME TREJSIN/ Moderatorja ka dy fjalë edhe për Encën (FOTO)

Një deklaratë që modelja Trejsi Sejdini bëri për këngëtaren Enca pak muaj më parë në emisionin “Why Not” ka nisur një sherr mes këngëtares dhe moderatores Roza Lati. “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë evirgjer Enca. Kush e mban në krik Encën”, u shpreh Trejsi gjatë emisionit, e pyetur nga fansat.

Ndërkohë Enca e ftuar në “Xing me Ermalin” I ktheu përgjigje dy vajzave duke treguar se personave që përdorin këtë fjalor ajo i vë vizën.  Mbrëmjen e djeshme Roza Lati iu përgjigj Encës duke e quajtur mosmirënjohëse. “Artiste mos i jep kaq shume rendesi vetes. Per ofendimin qe me ke bere mua, duke i dhene kaq shume rendesi vetes, ke treguar vetem nje fryme inferioriteti, ligesie, qe pertej syçkave te bukura dhe formave te tua fizike qe jane endrra jote me syte hapur ne instagram, ben veten protagoniste, kur je fundi i fundit te bishtit te Kavallit ne boten tone, ne boten time”, tha ajo ndërkohë që Enca ja ktheu me një video ku këndonte këngën e saj: “Baby ti je xheloze për mua”.

Por siç duket Rozës ende si ka dal inati me këngëtaren dhe ka publikuar përsëri në Instastory  ku ka prezantuar projektin e saj të ri me Trejsin dhe ka thumbuar sërish Encën.

“Unë në projektin tim më të ri, “Bukë me vete”, e kam ndarë që në muajin Prill që do e hap me Trejsin dhe një tjetër bukuroshe tonën. Se mos mendoj artistja që po e bëjmë për inat të saj. O zot”, ka përfunduar ajo duke ju referuar këngëtares.