SA ME FAT JONIDA! Një herë shkon në Eurovision, qëllon me divën më të madhe të të gjitha kohërave – AlpeGossip
SA ME FAT JONIDA! Një herë shkon në Eurovision, qëllon me divën më të madhe të të gjitha kohërave

SA ME FAT JONIDA! Një herë shkon në Eurovision, qëllon me divën më të madhe të të gjitha kohërave

Pas ditësh dyshimi, mbretëresha muzikës pop Madonna, nënshkroi më në fund kontratën për të performuar në finalen e madhe të Eurovision Song Contest të shtunën.

Pak më parë, përfaqësuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi u kualifikua për në finalen e madhe dhe gjejeni pak? Jo vetëm ka shansin të performojë përsëri në skenën më të madhe të Europës por do të këndojë në të njejtën skenë si diva e muzikës! Ca lindin me të vërtetë me këmishë.

Lajmi u konfirmua pak më parë nga shefi ekzekutiv i Eurovision-it, Jon Ola Sand. Ai u shpreh se më në fund kishin mundur të arrinin një marrëveshje me 60-vjeçaren më energjike të skenës.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me Madonna-n dhe se ajo do të jetë në finalen e madhe për të performuar dy këngë.”

onstage during the 2019 Billboard Music Awards at MGM Grand Garden Arena on May 1, 2019 in Las Vegas, Nevada.

Madonna do të performojë hitin e saj të pavdekshëm “Like a Prayer”, si edhe do të prezantojë këngën “Future’, një bashkëpunim me reperin e Migos, Quavo. Kjo e fundit është pjesë e albumit më të fundit të Madonna-s, “Madamme X”.

Duhet thënë se shfaqjet e artistëve me famë ndërkombëtare në skenën e Eurovision-it, nuk janë të shpeshta.

Zakonisht, performancat speciale në natën finale i rezervohen artistëve të njohur të shtetit ku organizohet Eurosong-u. Megjithatë, këtu bëhet fjalë për Izraelin, kështu që…

Hera e fundit kur një yll i popit amerikan performoi në skenën e Eurosong-ut ishte në 2016-ën në Stockholm, Justin Timberlake.

US artist Justin Timberlake performs after the second dress rehearsal for the Eurovision Song Contest final in Stockholm, on May 13, 2016
/ AFP / TT NEWS AGENCY / Maja Suslin/TT / Sweden OUT (Photo credit should read MAJA SUSLIN/TT/AFP/Getty Images)

Jo pa fat edhe Eneda Tarifa!