Marina Fara publikon FOTO me të dashurin në krevat por ka 1 problem që e “fëlliq” – AlpeGossip
Marina Fara publikon FOTO me të dashurin në krevat por ka 1 problem që e “fëlliq”

Marina Fara publikon FOTO me të dashurin në krevat por ka 1 problem që e “fëlliq”

Vajza e vetme e Eli Farës, Marina, së fundmi është bërë një prej femrave më të përfolura të showbizit shqiptar. Me bukurinë dhe format e saj bombastike, ajo i ka bërë të gjithë të flasin për të.

Shumë e komentuar në Instagram, Marina Fara ja heq trurin ndjekësve sa herë poston një foto të re, ku nuk ngurron të ekspozojë linjat e saj tërheqëse. Para disa javësh bukuroshja u përfol mjaft për shkak se në profilin e saj në Instagram publikoi disa foto ku tregonte se nuk ishte më single.

Marina u shfaq krah një mashkulli misterioz, identitetin e të cilit preferoi ta mbante të fshehtë. Një tjetër foto me të dashurin e ri, ajo e ka ndarë dhe sot në Instastory. Marina shfaqet e shtrirë në krevat krah tij, teksa përqafohen dhe fytyrën e të dashurit e ka mbuluar me një zemër.

Mirëpo në foto ka diçka që nuk shkon. Të njëjtën foto bukuroshja e ka publikuar edhe para disa ditësh në Instastoryn e saj, por kësaj here vetëm ka ndryshuar figurën e zemrës me të cilën i ka mbuluar fytyrën djaloshit misterioz. Mesa duket Marina nuk ka bërë foto të tjera me të dashurin dhe hedh të njëjtën sa her ka qejf.