NË PRAG FESTASH/ Ja 5 këshilla që do t’ju duhen për Krishtlindje të veçanta – AlpeGossip
NË PRAG FESTASH/ Ja 5 këshilla që do t’ju duhen për Krishtlindje të veçanta

NË PRAG FESTASH/ Ja 5 këshilla që do t’ju duhen për Krishtlindje të veçanta

Edhe pse shpesh ne përpiqemi ta mohojmë, periudha e Krishtlindjes mund të jetë ndër më sfidueset, më festivet dhe më të gëzueshmet e vitit! Tradita e bashkimit si familje apo me miq të ndryshëm është një mënyrë efikase për ta sjellë mirëqenien tonë emocionale në fokus. Ndjejmë në ato momente mirënjohje për njerëzit përreth, për vitin që lemë pas, reflektojmë për dështimet ndërkohë që festojmë edhe sukseset! Sido që të jetë sezoni juaj festiv, këtu janë pesë këshilla të vlefshme nga eksperti dhe autori i mendjes Neil Seligman që ai ndan me ju për të pasur Krishtlindje plot vetëdije, mirësi dhe harmoni! Zbatojini edhe ju!

Filloje me optimizëm

Nëse sezoni festiv sjell një ndjenjë frike mos harroni se optimizmi është një aftësi e mësueshme. Rekordi juaj për të kaluar ditë të vështira është 100% deri më tani. Kujtojani vetes shpesh aftësinë tuaj të jashtëzakonshme për të superuar çdo lloj situate që vjen e papritur apo del jashtë kontrollit dhe kështu ju keni vendosur një “gur themeli” në optimizmin për veten dhe jetën. Vetëm kështu ju e orientoni veten drejt një mendësie më të shkathët dhe më krijuese.

Ha me vetëdije

Periudha e Krishtlindjes na gjen shpesh të bashkuar me të afërmit tanë, me hallat, xhaxhallarët, vjehrrat dhe doemos që kjo është një festë dhe recetë për gëzim! Nëse kjo frazë ju tingëllon e njohur, mbani mend që praktika e ngrënies duhet të merret me qetësi dhe një vakt i shijshëm dhe jo super i bollshëm është zgjidhje.

Përqafoni!

Ju nuk duhet të jeni një shkencëtar që të dini se përqafimi bën mirë për mendjen, trupin dhe shpirtin. Si një veprim i lidhjes fizike të dëshiruar reciprokisht, një përqafim është mbrojtës dhe jep shëndet. Ky ritual universal që praktikohet nga njerëzit për të përshëndetur, festuar, ngushëlluar dhe pasuruar është i vlefshëm në përfitimet e tij shoqërore dhe fizike. Sigurisht, ju mos prisni vetëm festat për t’u përqafuar! Bëjeni kudo dhe gjithmonë!

Merrni kohë për veten

Festat dhe kjo periudhë e vitit përgjithësisht është një recetë për një moment të ndërgjegjshëm larg të gjithëve. Është një pauzë e plotë, larg nga gjithçka, pa asnjë teknologji apo shpërqendrim. Bëni gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të ndjeheni rehat gjatë gjithë kohës, larg punës, larg njerëzve të zhurmshëm e mbi të gjitha larg teknologjisë.

Jini mirënjohës

Çfarë do të jetë kuptimi i festave për ju, gjithmonë ka diçka për të cilën jeni mirënjohës! William James, babai i Psikologjisë Amerikane dikur shkroi: Arma më e madhe kundër stresit është aftësia jonë për të zgjedhur një mendim mbi një tjetër. Kështu që këtë Krishtlindje, nëse mundeni, zgjidhni mendimin mirënjohës para mendimit të shqetësuar. Vini re se cilado qoftë situata juaj, ju mund ta përmbushni me mirësi, dhembshuri ndaj vetvetes dhe dashamirësi ndaj të tjerëve. Do t’ju vlejë sakaq!