ME VETËM DY FOTO/ Sara Hoxha sapo na tregoi se si ishte 2019-ta e saj – AlpeGossip
ME VETËM DY FOTO/ Sara Hoxha sapo na tregoi se si ishte 2019-ta e saj

ME VETËM DY FOTO/ Sara Hoxha sapo na tregoi se si ishte 2019-ta e saj

E fokusuar totalisht tek mëmësia, pas ardhjes në jetë të djalit të dytë që i ka shtuar edhe më shumë lumturinë familjes së tyre, trashëgimtarja e pasur e Top Channel, Sara Hoxha në vigjilje të Krishtlindjeve dhe prag të festave të fundvitit ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të treguar se si ka qenë 2019-ta për të!

Me vetëm dy foto, të vendosura këndshëm në bredhin e “Vitit të Ri”, mami Sara na zbuloi se viti që po lemë pas ka qenë ndër më të bukurit në jetën e saj, sepse vetëm kështu mund të ndihet një grua që është bërë nënë për të dytën herë vetëm pak kohë më parë. London Noor dhe Roman, frytet e dashurisë së saj dhe Ledion Liços doemos që janë e gjithë bota dhe kuptimi i jetës për të si nënë.

Në një kohë kur të gjithë priremi të bëjmë bilance dhe zotime për 2020-ën që është vetëm pak ditë larg, për Sara Hoxhën 365 ditët e këtij viti përmblidhen më së miri në dy foto të vetme, që janë pa dyshim lumturia dhe kuptimi i jetës së saj!

“2019-ime”,  shkruan ajo në dixhiturën shoqëruese të fotos së fundit që ka zgjedhur  ta ndajë virtualisht me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj.

Mamatë më shumë se kushdo tjetër e kuptojnë më së miri këtë postim të fundit të Sarës!