IKU NGA SHTËPIA ME TË DASHURIN/ Vajza lidhet në pemë dhe rrihet nga familjarët (VIDEO) – AlpeGossip
IKU NGA SHTËPIA ME TË DASHURIN/ Vajza lidhet në pemë dhe rrihet nga familjarët (VIDEO)

IKU NGA SHTËPIA ME TË DASHURIN/ Vajza lidhet në pemë dhe rrihet nga familjarët (VIDEO)

Një adoleshente myslimane është lidhur në një pemë dhe është rrahur brutalisht nga familjarët e saj si ndëshkim që ishte larguar nga shtëpia me të dashurin e saj. 

18-vjeçarja e paemëruar ishte larguar nga shtëpia kundër vullnetit të familjarëve, për të vazhduar jetën me një djalë të ri që i përket një feje tjetër.  

Por, pasi familjarët e gjetën vajzën, e lidhën në një pemë dhe e rrahën për pesë orë. 

Mediat lokale raportojnë se 18-vjeçarja ishte larguar nga fshati me partnerin e saj i identifikuar si Rupesh Kumar. 

Ata planifikonin të martoheshin, por pasi familjarët e saj i kishin gjetur, këshilli i fshatit vendosi që vajzën ta dënojnë për “çnderim” të komunitetit. 

Në video shihet vajza e shtrirë në tokë e lidhur në një pemë pasi ishte rrahur nga familjarët në publik. 

Ngjarja e tmerrshme që është filmuar me telefon nga dëshmitarët e shumtë ka ndodhur në një fshat të vogël në Nawada, në pjesën verilindore të Indisë.