PAS KOMENTEVE OFENDUESE KUNDËR…/ Arjola Demiri ka një mesazh për gjithë ndjekësit – AlpeGossip
PAS KOMENTEVE OFENDUESE KUNDËR…/ Arjola Demiri ka një mesazh për gjithë ndjekësit

PAS KOMENTEVE OFENDUESE KUNDËR…/ Arjola Demiri ka një mesazh për gjithë ndjekësit

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është gjykuar rëndë nga disa ndjekës të saj për lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Por përtej komenteve të njerëzve, ajo ka pasur në çdo moment mbështetjen e personave më të afërt, të familjes dhe miqve të saj.

Ditën e sotme aktorja Arjola Demiri ka bërë një gjest shumë të bukur e human për të përkrahur mikeshën dhe partnerin e saj. Fillimisht ajo ka postuar në Instagram një foto të Denzel Washington dhe Rihannës duke shkruar respektivisht për secilin “Aktori që dua dhe adhuroj” dhe “Këngëtarja që dua dhe adhuroj”.

Më pas, Arjola publikoi një foto të Adrianës me Keith, ku ata shfaqen pranë njëri-tjetrit. Arjola shkruan se Keith e ka si vëllain e saj dhe se e do shumë, ndaj është e gatshme të dalë kundra gjithë botës për të mbështetur dashurinë mes tij dhe Adrianës.

Deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës  për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua”, shkruan Arjola.

FOTO

Ky postim vjen pasi dikush i la një koment të pahijshëm në fotot që publikoi pas pushimeve me Adrianën dhe Keith.

“A edhe ket t Ziun pe merrni me vete ka po shkoni a kujdes se n bjeshk ckas mund me ndodh tani ki zezaku merakli shqiptarka ju qkyn dyjave”, shkroi ndjekësi, të cilin Arjola nuk e la pa një kundërpërgjigje.

“S’ka ma viktima se shqiptart ma hipokrita e ma te pa moralshem qe je msu ti me i çky grat e shokeve te ngusht ky nuk asht faji im asht i joti …. merruni me punet e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane sa pak burra kan mbete ne kete bote”, iu përgjigj e revoltuar Demiri.