PROVOJENI DHE JU/ Shtatë hile të çuditshme bukurie që VIP- at bëjnë për t’u dukur nam! – AlpeGossip
PROVOJENI DHE JU/ Shtatë hile të çuditshme bukurie që VIP- at bëjnë për t’u dukur nam!

PROVOJENI DHE JU/ Shtatë hile të çuditshme bukurie që VIP- at bëjnë për t’u dukur nam!

Të gjithë sytë janë tek ato ndaj detyrimisht grave të famshme u duhet të kurohen në detaje.Për t’u dukur përherë mirë, e mbi të gjitha përherë të reja, VIP- at kanë metodat e tyre të veçanta. Njëra më e padëgjuar se tjetra, ne ju prezantojmë me sekretet e tyre të bukurisë:

Modelja Hailey Baldwin thotë se sekreti i bukurisë për të është përzierja e kremit hidratant me pak nga gjaku i saj. “Më habit fakti që njerëzit nuk e kuptojnë këtë recetë bukurie ama dijeni se funksionon për mrekulli.”

Këngëtarja Jennifer Lopez arrin ta fshehë moshën për mrekulli. Ju do thoni se është çështje gjenesh, por artistja ka një strategji të sajën: maska kolagjeni me përbërje placente. Rrit elasticitetin e lëkurës dhe siguron rini të përjetshme.

Fergie shkoi dhe gjeti një zëvendësues të jashtëzakonshëm të Botox- it. Për të rritur volumin e disa zonave të fytyrës së saj, këngëtarja përdor helm gjarpri.

Scarlett Johansson ndërkohë është më ekonomike dhe me këmbë në tokë. Çdo ditë e fshin fytyrën me pak uthull molle për ta mbajtur lëkurën të tonifikuar.

Bella Hadid beson se nëse e mban kokën poshtë, teksa grimierja e lyen make up- i duket shumë më natyral. Ku është lidhja këtu? Diku është me siguri.

Kush nuk i ka vënë re flokët e dendura të Catherine Zeta- Jones. Si ia bën aktorja? Thjesht fare: maskë me birrë dhe mjaltë.

Dhe sigurisht s’kishte si mungonte Kim Kardashian dora vetë. Besojmë ju kujtohet procedura e frikshme “fytyrë vampir”. Për të arritur një elasticitet sa më të lartë të lëkurës merret gjak nga gishti i pacientit dhe injektohet në lëkurë. Kim pranoi më vonë se nuk do ta bënte më kurrë këtë trajtim.