“KARRIERA JONË NUK KA NDIKUAR…”/ Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura dhe zbulon planet për dasmë – AlpeGossip
“KARRIERA JONË NUK KA NDIKUAR…”/ Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura dhe zbulon planet për dasmë

“KARRIERA JONË NUK KA NDIKUAR…”/ Olsi Bylyku surprizohet nga e dashura dhe zbulon planet për dasmë

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më të dashura për publikun. Lidhja mes dy të rinjve ka lindur vite më parë, kur Egli ishte fanse e Olsit dhe e adimronte nga televizioni. Sot ata janë gjithmonë bashkë në çdo dalje publike, siç ishin edhe në puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Olsi ishte i ftuar special për t’i ofruar mbështetje morale një djali të ri, duke treguar se edhe ai ka pasur një histori të ngjashme me të. Olsi rrëfeu se edhe ai kishte bërë punë të ndryshme, para se të bëhej i famshëm, që ti vinte në ndihmë familjes së tij.
Por duke mos e ditur, Olsi më pas u përfshi vetë në një surprizë dhe një kamër të fshehtë nga e dashura e tij, Egli.

Në kamerën e fshehtë u tregua një pjesë e provave teatrale të Eglit ku siç duket kishte disa skena ‘provokuese’. Pavarësisht kamerës së fshehtë, Olsi tepër energjik tregoi se mbështetja e tij më e madhe ishte e dashura e tij, Egli dhe se karriera e tyre nuk ndikonte aspak në dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin.

Pavarësisht surprizave, Olsi dhe Egli na treguan se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë dhe lanë të kuptohet se me kalimin e kohës mund të kemi ndonjë dasmë në horizont.

“Karriera jonë nuk ka ndikuar kurrë në marrëdhënien tonë edhe jemi të sigurtë që nuk do të ndikojë. Dasëm? Po dasmë do të bënim me gjithë qejf vetëm për të marrë qokat që babai im e i Eglit kanë lënë në dasmat e të tjerëve!”, tha Olsi.