Autorja Olsa Muhameti u është përgjigjur kritikave të fundit që ka marrë lidhur me emisionin e saj të fundit “Kepi i Tundimeve”. Ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj të Instagram ku mes pyetjeve kishte edhe një koment lidhur me programin.

“Gjithë k*rvat nuk e di se kush do e shofi këtë program”, i ka shkruar dikush Olsës, të cilit ajo i është përgjigjur:

“Pse moj zemër flet kështu? Ku e konstatove ti, se janë veshur me rroba banjo apo se flirtuan me disa djem! Dhe vajza stop etiketuat njëra-tjetrën me epitete kaq të shëmtuara, STOP!”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga personat që e ka kritikuar programin ka qenë edhe Dalina Buzi, e cila nuk hezitoi të ironizonte hapurazi Olsa Muhametin.

“Jo nuk e pashë emisionin, vetëm një fragment ne Instagram. Kështu bravo iu qoftë gocave që bënë intervistën me rroba banjo, rrinë ulur dhe nuk u paloset barku dhe krijohet dhjami. Bravo gocave, dhe çunave që lëvizin gjoksin. Wow,”– është shprehur Dalina disa ditë më parë në rrjetet sociale.