Megjithëse doli çift me Andin nga emisioni “Për’puthen”, s’vonoi shumë që publiku të mësonte se Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi. Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit, madje ata u ftuan sërish në “Për’puthen” për të treguar përrallën e tyre të dashurisë.
Tea dhe Bearti kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.
Madje së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.
Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.
Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.
Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”
Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:
“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.
Kemi akoma zhvillime! Tea ka fshirë çdo foto me partnerin në Instagram, përveç asaj të Giveaway-t që ka qenë e detyruar ta mbajë.
Megjithëse Bearti ende s’e ka bërë diçka të tillë, ata e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë.
Por, ende nuk dihet arsyeja që i çoi në këtë vendim.