Shfaqet për herë të parë pas lindjes, Xhensila Myrtezaj vë në lojë Bes Kallakun: Çohu se po qan vajza – AlpeGossip
Shfaqet për herë të parë pas lindjes, Xhensila Myrtezaj vë në lojë Bes Kallakun: Çohu se po qan vajza

Shfaqet për herë të parë pas lindjes, Xhensila Myrtezaj vë në lojë Bes Kallakun: Çohu se po qan vajza

Disa ditë më parë çifti i artistëve Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë me vajzën e tyre.
Ardhja në jetë e vogëlushes duket se ka ndryshuar plotësisht stilin e jetës së tyre, sidomos për sa i përket netëve pa gjumë.
Xhensila ka postuar në “Instagram’ një video ku shfaqet për herë të parë pas lindjes, ndërkohë që vë në lojë Besin i cili duket i lodhur nga mungesa e gjumit.

Aktori duket se e ndihmon këngëtaren në kujdesin ndaj Ajkës së vogël. Në video shihet se Besi ishte duke pushuar për disa minuta, kur Xhensila i thotë se po qan vajza dhe se duhet të çohet. Kaq ka mjaftuar që aktori të çohet i shqetësuar.