Në showbizin shqiptar përveç miqësive prezent kanë qenë edhe mosmarrveshjet mes artisëve të cilët kanë përfunduar deri në vite pa folur.
Duket se për arsye të ndryshme vip-at kanë shkëputur marrëdhëniet midids tyre për tu pajtuar sërish pas disa vitesh.
Sot ata nuk reflektojnë hatër mbetje madje edhe suprortojn njëri tjetrin nëpër rrjetet sociale.
AlpeGossip iu njeh me disa prej personazheve të njohur të cilët i kanë dhënë fund keqkuptimve dhe janë sërish miq.
Flori Mumajesi dhe Eneda Tarifa
Sherri midis dy këngëtarëve ka nisur në vitin 2007 ku Flori këngën “Mamani nejen” që ishte shkruajtur për Enedën ja jep Elvanës.
Prej vitesh dyshja e njohur nuk ka folur por ditën e djeshme Eneda ka zbuluar një sekret të vogël ku ka treguar bashkëpunimin me Florin.
Samanta Karavella dhe Ronela Hajati
Vajzat dalloheshin për miqësinë e ngushtë e cila u shkëput për disa kohë. Të dyja preferuan të mos e tregonin arsyen e prishjes së shoqëris.
Pas disa vitesh duket se gjërat janë rregulluar dhe këtë e ka treguar suproti i Ronelës në rrjetin social Instagram për Samantën.
Stine dhe Flori Mumajesi
Askush nuk mund ta harroj sherin e bujshëm që ka ndodhur mes dy këngëtarëve të njohur. Shkaku ishin pikët e “Këngës Magjike”. Pasi Stine e vlerësoi me pikët maksimale, Flori ja ktheu me 0.
Menjëherë pasi mbaroi festivali dy djemtë janë zënë me grushta duke përfunduar në polici. Vetëm para disa kohësh Stina ka shprehur fjalët më të mira për Florin duke treguar se nuk ka më hatërmbetje.
Çiljeta Çilaga dhe Zaimina Vasjari
U përfolë se vajzat u zunë për një mashkull por ato nuk i konfirmuan kurrë këto lajme.Më pas të dyja këngëtaret ishin “kryefjala” e mediave rozë dhe sherri i tyre u komentua gjerë.
Pas disa vitesh në daljen publike Zaimina nuk i ka kursyer fjalët e mira për Çilin,madje ato ndjekin njëra tjetrën në rrjetet sociale.
Soni Malaj dhe Olti Curri
Ka qenë postimi i Olti Currit ku komentonte Sonin dy vite më parë . Menjëherë këngëtarja e ka çuar çështjen në gjykatë, ku e paditi për fyerje.
Duket se istoria e gjyqit është harruar pasi para disa muajsh ata janë parë bashkë në një event ku edhe kanë konfirmuar pajtimin e tyre.
Përgatiti: AlpeNews.al