''PËR NJË LAPS SYSH''/ Plas sherri mes Ingrid Gjonit dhe Çiljetës - AlpeGossip
”PËR NJË LAPS SYSH”/ Plas sherri mes Ingrid Gjonit dhe Çiljetës

”PËR NJË LAPS SYSH”/ Plas sherri mes Ingrid Gjonit dhe Çiljetës

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga edhe sot mbeten dy nga këngëtaret më të dashura nga publiku dhe kanë një miqësi 20-vjeçare. Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk ka shkuar gjithnjë vaj dhe ka pasur edhe sherre të vogla. E ftuar sot në “E Diell”, Ingriti tregoi një sherr të saj me Çiljetën teksa ishin për koncert në New York në vitin 2010.

“Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, jo ma dha mua e jo ta dha ty, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat. Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh. Të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare”, tregoi Ingriti.