RINDIZET SHERRI/ Robert Berisha kapet keq me Tunën: Je imitim i Elvana Gjatës… – AlpeGossip
RINDIZET SHERRI/ Robert Berisha kapet keq me Tunën: Je imitim i Elvana Gjatës…

RINDIZET SHERRI/ Robert Berisha kapet keq me Tunën: Je imitim i Elvana Gjatës…

Dihet tashmë që marrëdhënia e Tunës dhe Robert Berishës nuk është aspak e mirë dhe dyshja nuk i kanë kursyer deklaratat thumbuese ndaj njëri tjetrit.

Tani që menduam se sherri është shuar, Roberti është kapur sërish me Tunën. Në një intervistë për “1 kafe me Labin”, i pyetur nëse e ka dëgjuar albumin e Tunës, Roberti është shprehur se ajo imiton Elvana Gjatën.

“Nuk e kam dëgjuar të gjithin, ato që po mundem t’i dëgjoj në radio në makinë janë shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veç një dallim i vogël: Elvana Gjata është milionere ndërsa Tunës shpresoj që i hyjnë në punë këto këngë edhe në koncerte”, është shprehur Roberti.