U NDANË PËRFUNDIMISHT? Beatrix nuk ka ndërmend të kthehet më te Donaldi, ky veprim i tha të gjitha – AlpeGossip
U NDANË PËRFUNDIMISHT? Beatrix nuk ka ndërmend të kthehet më te Donaldi, ky veprim i tha të gjitha

U NDANË PËRFUNDIMISHT? Beatrix nuk ka ndërmend të kthehet më te Donaldi, ky veprim i tha të gjitha

Pak ditë më parë Beatrix konfirmoi ndarjen nga Donaldi me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo e quajti historinë e tyre “fallco”, duke i habitur jo pak njerëzit. Për më teper këngëtarja e hoqi aktorin dhe nga Instagrami.

Së fundmi, Beatrix ka lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë mbyllur një herë e mirë. Ajo ka pëlqyer një postim në Instagram, ku i kërkohet të mos kthehet te Donaldi pasi ky i fundit nuk e ka respektuar.

“Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet.Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?

Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?”, shkruhet mes të tjerash në postim.