A DO PRANONTE TË ISHTE SËRISH OPINIONIST BB VIP? Arbër Hajdari: Kam luftuar të jem sa më i drejtë, por… – AlpeGossip
A DO PRANONTE TË ISHTE SËRISH OPINIONIST BB VIP? Arbër Hajdari: Kam luftuar të jem sa më i drejtë, por…

A DO PRANONTE TË ISHTE SËRISH OPINIONIST BB VIP? Arbër Hajdari: Kam luftuar të jem sa më i drejtë, por…

Arbër Hajdari i habiti të gjithë kur u bë pjesë e “Big Brother VIP” si opinionist. Ai së bashku me Balina Bodinakun, komentuar prej nga fillimi e deri në fund lojën e secilit prej banorëve.

Pavarësisht se këtë eksperiencë e mirëpriti që në fillim, në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, zbuloi se nuk do ta bënte më.

A do pranonte të ishte sërish opinionist i BB VIP? Arbër Hajdari:

“Nuk e besoj që do ta bëja më. Ishte e vështirë, sidomos në fillim se nuk i njoh botët e banorëve brenda shtëpisë. Historitë nga jashtë bëheshin pjesë shpeshherë. Prisja që në shtëpi që të zhvilloheshin situata të ndryshme. Kam luftuar të jem sa më i drejtë”, tha Arbëri.

Kujtojmë se Hajdari shpeshherë është përfshirë me debate me banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sepse nuk hezitonte të jepte mendimin e tij.