Më shtatë gusht, një paciente shtatzënë me një fetus gjashtë javësh, shkoi në një klinikë në rrethin Gangseo, në kryeqytetin Seul në Korenë e Jugut. Në klinikë, për shkak të një gabimi të tabelave mjekësore dhe moskontrolli ndaj të dhënave personale, u shkaktua një abort i gabuar.
Mjeku dhe infermierja përgjegjëse janë nën hetim dhe çështja po gjykohet në prokurori, raportoi policia për CNN. “Mjeku dhe infermierja pranuan fajin,” tha një zyrtar i policisë. Ata po akuzohen për pakujdesi që ka shkaktuar dëmtime trupore.
Thuhet se pacientja do të bënte një kontroll rutinë, ndërkohë që mjekët i injektuan anestezi pa konfirmuar më parë identitetin e saj. Në vijim, ata vazhduan me procedurën e abortit.
Koreja e Jugut u përpoq të ndryshonte ligjet kundrejt abortit, të cilat do të rishikohen në dhjetor të 2020-s. Por deri atëherë, praktika mbetet e paligjshme dhe është teknikisht e dënueshme deri në një vit burg.
Përjashtime bëhen vetëm në rastet kur prindërit kanë sëmundje që transmetohen te fëmijët, shtatzënia ka ardhur si pasojë e përdhunimit apo incestit apo fetusi kërcënon jetën e nënës.
Në Korenë e Jugut, vitin e kaluar u raportuan 50,000 aborte, por shifra mund të jetë më e lartë.