Djali i Almeda Abazit dhe aktorit Tolgahan Sayışman, Efehan, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Stamboll.
Sipas revistës së njohur turke ‘2.Sayfa’, djali 5-muajsh i çiftit të njohur është futur në sallën e operacionit për heqjen e një kisti në kokë.
Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar sipas parashikimit dhe gjendja shëndetësore e të voglit raportohet të jetë e mirë.
Pas kësaj situate të vështirë, ka qenë Almeda që ka reaguar për herë të parë me një status në Instastory, ku tregon gjendjen e të birit pas operacionit.
‘Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë’, shkruan ish-missi.