Menaxherët në një firmë kineze janë burgosur pasi detyruan stafin që të pinte urinë dhe hante buburreca, raporton BBC.
Dënimi për stafin erdhi pasi nuk arritën objektivat e shitjes.
Policia mori masat pasi disa pamje ku shiheshin punonjësit duke u rrahur me rrip dhe duke pirë një lëng të verdhë, u bënë virale.
Tre menaxherë u burgosën për 5 dhe 10 ditë pas incidentit, raporton South China Morning Post.
Një video e shpërndarë gjerësisht në faqen e medias sociale kineze Weibo tregon një punonjës mashkull që qëndron në mes të një rrethi, duke u rrahur me një rrip.
Pjesa tjetër e stafit shihet duke pirë një lëng të verdhë nga një gotë plastike.
Ndërsa kërcënohen se do të hanë kacabuj nëse kanë performanca të dobta.