A DO TA BIRËSONTE NJË FËMIJË? Ja si përgjigjet Armina Mevlani: Nëse nuk do të kisha mundësinë… – AlpeGossip
A DO TA BIRËSONTE NJË FËMIJË? Ja si përgjigjet Armina Mevlani: Nëse nuk do të kisha mundësinë…

A DO TA BIRËSONTE NJË FËMIJË? Ja si përgjigjet Armina Mevlani: Nëse nuk do të kisha mundësinë…

Gjatë programit “Goca dhe gra” u fol për birësimin e një fëmije, një temë e cila nuk është shumë e zhvilluar në vendin tonë.

Armina Mevlani e cila ndau mendimin e saj, theksoi se birësimi i një fëmije ‘të ndryshon jetën dhe të një qenieje tjetër’.

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën por dhe një qenieje tjetër”,-tregoi Armina.

E pyetur nëse do të birësonte fëmijë, blogreja u përgjigj:

“Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”.

Kujtojmë se partneri i blogurës, Shkëlzen Berisha nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit. Çcifti e kurorëzoi dashurinë e tyre 9-vjeçare në martesë disa muaj më parë .