“PËR ATA QË JANË NDIER TË CËNUAR…”/ Ermal Mamaqi sqaron skenat e filmit “I Love Tropoja” – AlpeGossip
“PËR ATA QË JANË NDIER TË CËNUAR…”/ Ermal Mamaqi sqaron skenat e filmit “I Love Tropoja”

“PËR ATA QË JANË NDIER TË CËNUAR…”/ Ermal Mamaqi sqaron skenat e filmit “I Love Tropoja”

Në “Pasdite me Rudinën” ishin të ftuar personazhet kryesorë të filmit “I Love Tropoja”, të cilët folën gjatë për prapaskenat dhe rolin që kishte secili prej aktorëve.

Ermali nuk harroi të përmendte edhe  fjalët që u thanë menjëherë pas premierës së filmit.

“Gojët e liga” thanë se ky film i cënon tropojanët dhe i çnderon ata me skenat që janë bërë apo rolet që janë mbajtur. Pas sqarimit që bëri në faqen e tij në Instagram, që të gjitha këto fjalë përbëjnë një lajm dashakeq, aktori i humorit e sqaroi sërish dhe në emision.

“Për të gjithë ata që janë ndier të cënuar nga ky film, unë po ju them se nuk ka asnjë qëllim që të ç’nderojë qytetin e Tropojës, përkundrazi ne nxjerrim në pah vlerat që ka. Duke nisur që nga familjet, vajza e shtëpisë e deri tek detaji më i vogël. Në premierën e  filmit ishin shumë Tropojanë, mes tyre dhe kryetari i bashkisë së Tropojës, të cilët na përgëzuan dhe falenderuan për punën e bërë dhe për atë çfarë panë”, tha Ermali në emision, duke përmendur edhe turin që do të bëjnë nga qyteti në qytet.

ALPEgossip.al