“ÇFARË KE BËRË TI PËR TË QENË ALFA?” Arjola Demirit i humbet durimi me ndjekësit: Nuk ia ke idenë… – AlpeGossip
“ÇFARË KE BËRË TI PËR TË QENË ALFA?” Arjola Demirit i humbet durimi me ndjekësit: Nuk ia ke idenë…

“ÇFARË KE BËRË TI PËR TË QENË ALFA?” Arjola Demirit i humbet durimi me ndjekësit: Nuk ia ke idenë…

Jeta private e Arjola Demirit ka qenë një libër i hapur për të gjithë.

Sidomos pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip, ku fitoi shumë persona që e përkrahin, por edhe të tjerë që nuk e simpatizojnë.

Së fundmi, aktorja është kthyer pas në kohë, duke ndarë me ndjekësit një video nga premiera e filmit “I love Tropoja”. Këtë postim, Arjola e ka shoqëruar me përshkrimin “Alpha”.

Ky mesa duket është epiteti që aktorja i ka vendosur vetes, por që disa ndjekësve të saj nuk iu ka pëlqyer.

Këtë pakënaqësi të tyre ato e kanë pasqyruar edhe në seksionin e komenteve.

“Pashë Zotin, çfarë ke bërë ti që je alpha,”-shkruan një nga ndjekësit.

Nëse mendoni që Arjola e ka injoruar komentin e tij, gaboheni.

“As nuk ia ke idenë, mos bëj pyetje,”-është përgjigjur ish-banorja e BBV.

Nuk ka qenë vetëm një ndjekës që nuk i ka pëlqyer “nofka” e Arjolës. Një tjetër fans i saj ka komentuar poshtë postimit të aktores.

“Në qofsh edhe ti alpha, nuk e di domethënë,”-shkruan ndjekësi tjetër.

Këtij të fundit, Demiri nuk ia ka kursyer ironinë, duke e konsideruar të fundit në listën e ndjekësve të saj.

“Ti je numri i fundit i ndjeksësve të mi a të ndihmon ky fakt,”-shkruan Arjola.

Kujtojmë që pas daljes nga Big Brother, Arjola Demiri është shndërruar ndër personazhit më të ndjekur. Por si gjithmonë, në botën virtuale, ka edhe nga ata që nuk i kursejnë kritikat. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.

Por teksa këto akuza janë përsëritur disa herë, aktorja më në fund ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin. E si për ta konfirmuar këtë, Arjola ka publikuar një foto me bikini, ku duket trupi i saj i pa edituar.