“PA XHELOZI SKA NDJENJA”/ Ermal Mamaqi tregon se si e priti Ami puthjen në film – AlpeGossip
“PA XHELOZI SKA NDJENJA”/ Ermal Mamaqi tregon se si e priti Ami puthjen në film

“PA XHELOZI SKA NDJENJA”/ Ermal Mamaqi tregon se si e priti Ami puthjen në film

Të ftuar në emisionin e Rudinës mbasditen e sotme ishin personazhet kryesorë të filmit “I Love Tropoja”. Pas një sërë pyetjesh për rolet e aktorëve dhe skenat e bëra, u prek edhe disi jeta personale e Ermalit.

Rudina e pyeti nëse Amarda bëhej xheloze me rolin e tij, pasi ky nuk është filmi i parë dhe ai punon me shumë femra të bukura në krahë. Ermali dhe një përgjigje qesharke në fillim duke thënë: “Të punosh krahë Encës, apo Arjolës dhe mos të jetë xheloze?”. Por sigurisht kjo ishte një shaka, pasi ai më pas shtoi se nëse s’do ishte xheloze ‘sdo kishte ndjenjë atëherë.

Por Rudina se la me kaq dhe i tha se pse në film nuk ka asnjë puthje të “mirëfilltë”, por dhe në momentin që duhet dhënë vendosin një sallatë si për ta shmangur puthjen, a mos është kjo vallë nga Ermali për të mos i dhënë shkas Amit të xhelozojë. Sigurisht që aktori e kundërshtoi duke thënë se ajo skenë në film është për humor dhe se nuk ka probleme të tilla me bashkëshorten pasi një skenë të tillë e ka pasur që në filmin “Femrat”. Arrij ti kombinoj jetën në familje dhe në art.

ALPEgossip.al