JO AJO QË E PRISNIT/ Kjo është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët – AlpeGossip
JO AJO QË E PRISNIT/ Kjo është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët

JO AJO QË E PRISNIT/ Kjo është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët

Këtë verë artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat kanë patur shumë sukses duke arritur miliona shikime në Youtube.

Por cila këngë po dëgjohet më shumë tani? Nga një kërkim i vogël në Youtube rezulton se kënga më e dëgjuar këto ditë është bashkëpunimi i suksesshëm i Dafinës dhe Lyrical Son, “Llafe Llafe”.

Kjo këngë numëron mbi 3.8 milionë klikime dhe është trending numër 1 në vendin tonë.

Në vend të dytë trending është bashkëpunimi “Pistole” i Diona Fona dhe reperit Marin, ndërsa në vend të tretë Onat, Majk dhe Cozman me “Amore”.