”PO HUNDËS SI NUK I GJETE DERMAN?” Eranda Libohova i kthehet Ervin Kurtit – AlpeGossip
”PO HUNDËS SI NUK I GJETE DERMAN?” Eranda Libohova i kthehet Ervin Kurtit

”PO HUNDËS SI NUK I GJETE DERMAN?” Eranda Libohova i kthehet Ervin Kurtit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eranda Libohova ishte e ftuar sot në “E diell”, ku zbuloi shumë të pathëna. Gjatë intervistës gazetari i njohur Ervin Kurti me humor e ngacmoi këngëtaren për hundën.

“Të gjithë më thonë ‘Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante’. Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?”, e pyeti Ervini ndërsa Eranda nuk ia mori aspak për keq.

“E kam bërë telef këtë hundën. Absolutisht që nuk mërzitem sepse unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër”, u shpreh Eranda.

“Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin”, shtoi këngëtarja.