“ARSYEJA PSE ZEMRA MË DEL VENDIT”/ Kejsi Tola bën dedikimin më të ëmbël të dashurisë (FOTO) – AlpeGossip
“ARSYEJA PSE ZEMRA MË DEL VENDIT”/ Kejsi Tola bën dedikimin më të ëmbël të dashurisë (FOTO)

“ARSYEJA PSE ZEMRA MË DEL VENDIT”/ Kejsi Tola bën dedikimin më të ëmbël të dashurisë (FOTO)

Prej disa javësh në media po aludohet se këngëtarja Kejsi Tola është në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin. Gjithçka nisi nga afrimiteti i madh i treguar në skenën e “Të dielës shqiptare”, teksa të dy performonin këngët me të cilat morën pjesë në “Këngën magjike”.

Megjithëse nuk ka preferuar të reagojë lidhur me këtë lajm, së fundmi Kejsi ka bërë dedikimin më të ëmbël të dashurisë, i cili i kushtohet motrës së saj, Kamilës, duke treguar se zemra e saj rreh vetëm për të.Nëse ka një arsye që zemra del vendit me gjithë forcën e saj je ti, nëse ka një arsye që buzëqeshja merr kuptim prap je ti, nëse do bëja çdo gjë pa arsyetuar do e bëja vetëm nëse është për ty. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël.”- shkruan Kejsi krahas postimit.