GJËRA QË I DINIM GABIM/ Si ta menaxhosh anktin dhe depresionin – AlpeGossip
GJËRA QË I DINIM GABIM/ Si ta menaxhosh anktin dhe depresionin

GJËRA QË I DINIM GABIM/ Si ta menaxhosh anktin dhe depresionin

Rastet e të diagnostikuarve me ankth dhe depresion (ndër të tjera sëmundje mendore) janë në rritje në botë dhe në Shqipëri. Prandaj, nuk është çudi që vazhdimisht njohim njerëz që vuajnë nga njëra apo tjetra. Ata që i vuajnë i njohin mirë si sëmundje, por të tjerët i keqkuptojnë ose janë të keqinformuar.

Mit: Ankthi dhe depresioni janë çrregullime të ndryshme

Në fakt, ankthi dhe depresioni janë dy anët e të njëjtës monedhë pasi ndikojnë të njëjtën zonë të trurit; amigdalën, hipokampusin dhe korteksin frontal. Njëra, nxit tjetrën. Ankthi mund të jetë simptomë e depresionit dhe depresioni mund të shkaktohet nga ankthi.

Mit: Ankthi dhe depresioni janë të rrallë

Ankthi dhe depresioni janë sëmundjet mendore më të përhapura.

Mit: Ka diçka që nuk shkon me njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe/ose depresioni

Vuajtja është emocion normal dhe këto dy sëmundje duhen folur dhe duhen konsideruar si sëmundje të tjera të trupit. Për shembull, askush nuk e sheh shtrembër dikë që vuan nga diabeti. Ëshë e njëjta gjë, thjesht në vend të pankreasit, është sëmurë truri, që është po ashtu organ.

Mit: Duhet t’i thuash vetes që je mirë, që të bëhesh mirë

Në fakt, të shtiresh sikur gjithçka është mirë e bukur, bën më shumë dëm sesa ta lejosh veten të përjetojë emocione negative. T’u shmangesh ndjenjave thjesht ushqen ankthin dhe depresionin.

Mit: Kushdo që vuan nga ankthi dhe depresioni përjeton të njëjtat simptoma

Për disa njerëz, ankthi manifestohet në shqetësim për të ardhmen, për disa manifestohet në atake paniku, për disa të tjerë do të thotë frikë nga situata specifike.

Ndërsa depresioni mund të manifesohet në përgjumje, mungesë energjie dhe luhatje humori për disa. Të tjerë të diagnostikuar mund të jenë të irrituar, pa oreks dhe pa interes në aktivitete që dikur u pëlqenin.

Mit: E kupton nëse ke ankth apo depresion

Në fakt, para se të diagnostikohen, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që simptomat që po përjetojnë u përkasin këtyre dy sëmundjeve mendore.

Mit: Ankthi dhe depresioni kalojnë vetë

Ankthi dhe depresioni konsiderohen probleme mjekësore që kërkojnë kohë, përkujdesje dhe trajtim. Qoftë mjekim, terapi apo diçka tjetër, kurimi i ankthit dhe depresionit nuk ndodh brenda natës apo duke e injoruar si problem.

Mit: Ankthi dhe depresioni janë gjenetikë

Edhe pse studimet e deritanishme kanë dalë në përfundimin që të dy çrregullimet kanë njëfarë prejardhjeje gjenetike, çdo ditë dalin në dritë të dhëna që vërtetojnë se shumica e shkaktarëve janë rastësore, situacional dhe mjedisor.

Mit: Kush thotë që ka ankth dhe depresion po e bën për vëmendje

Sëmundjet mendore janë aq të stigmatizuara sa kush vuan prej tyre, rrallherë e thotë haptazi.

Mit: Këto çrregullime shërohen vetë me kalimin e kohës

Nëse po përjetoni ndryshime madhore, po përballeni me trauma ose jeni të angazhuar me më shumë nga ç’mund të përballoni, ankthi dhe depresioni janë një sinjal që duhet ndërmarrë një hap për të vijuar jetën si normalisht. Zakonisht ky hap është ndihma e një profesionisti.