Beatrix Ramosaj edhe pse ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri muzikor, ajo është tejet e përfolur nga mediat, si bën jetën që bën ashtu edhe për dukjen dhe stilin e saj, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo është larguar nga Tirana, vend ku edhe jeton, ndërsa ka ateruar drejt Amsterdamit. Atje bukuroshja ka shkuar me familjen e saj, që përbehet nga nëna dhe vëllai i saj Albani. Nga edhe ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj Instagram.