E keni parasysh atë momentin pas dasmës së një çifti të njohur. Po, ekzaktësisht: “Do bëheni prindër?”, “Je shtatzënë?”, “Oh, ç’do të thuash me këtë foto?” etj, etj, etj. Kështu pra, mjaftoi një foto e Turjan Hyskës dhe u bë nami: Orinda Huta shtatzënë!
Siç mund ta shihni, Hyska postoi një foto të këmbës së tij (ose të një të rrituri tjetër) krahas këpucës së vockël të një bebi.
Megjithëse shumë zhurmë për asgjë: “Nuk kam fshirë asgjë! Është story 24 orë. S’ka asnjë mesazh të fshehur! Është këpuca e Arlit, një shokut tim 6-muajsh,” shkruan Turi.