TË DASHURUAR MARRËZISHT/ Fero dhe Arbenita filmohen në momente romantike në makinë – AlpeGossip
TË DASHURUAR MARRËZISHT/ Fero dhe Arbenita filmohen në momente romantike në makinë

TË DASHURUAR MARRËZISHT/ Fero dhe Arbenita filmohen në momente romantike në makinë

Reperi i njohur i hitit “Gang Gang” pak javë më parë bëri publike lidhjen me modelen bukuroshe, Arbenita Ismajli. Ndonëse në fillim ata e mohuan lidhjen duke u shprehur se janë thjesht miq, Fero publikoi një foto në Instagram, në përshkrim të së cilës kishte vendosur një çift e një zemër.
Siç duket dyshja është mjaft e dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë që këtë gjë ta tregojnë në foto, komente dhe video të ndryshme që publikojnë në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme, Fero ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku shihet brenda një makine me modelen teksa e përkëdhelte dhe në fund Arbenita e puthte. Mirëpo, siç duket ai është penduar dhe e ka fshirë videon menjëherë.