SARA U SHFAQ NË KRAH TË ATDHEUT/ Sindi ironizon Gelianin: Sikur të gjithë botën të kem kundra… – AlpeGossip
SARA U SHFAQ NË KRAH TË ATDHEUT/ Sindi ironizon Gelianin: Sikur të gjithë botën të kem kundra…

SARA U SHFAQ NË KRAH TË ATDHEUT/ Sindi ironizon Gelianin: Sikur të gjithë botën të kem kundra…

“Shif para se mbrapa jam unë”, shkroi Atdheu përkrah fotos.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Pas publikimit të kësaj fotografie nuk vonoi edhe reagimi nga Geliani. Ai postoi në Instagram foto të një vajze, që shihet duke zgjedhur mes disa maskave dhe përkrah imazhit Geliani shkroi:

“Cilën fytyrë përdore sot?”.

Më pas ai etiketoi Sarën në një postim ku shkroi: “Dil që këtej”.

Pas këtij veprimi Geliani vendosi të hiqte Sarën edhe nga lista e ndjekësve të tij në Instagram. Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve të papritura nuk ka munguar dhe një reagim ironizues nga Sindi.

Ajo ka shkëputur disa nga fjalët e Gelianit, kur ai u deklarua për Sarën në “Për’puthen”.

“Sikur të gjithë botën të kem kundra do jem me të. Hahaha”, ka shkruar Sindi shoqëruar me emojin e një palaço.

Më pas ajo ka publikuar një pjesë nga filmi “14 vjeç dhëndër” e me ironi ka shkruar për Gelianin: “I vogli Gjino”.

Geliani është djali më i vogël në moshë në “Për’puthen” dhe shumë e konsideruan deklaratën e tij për Sarën të nxituar, sepse sipas tyre ai nuk ka pjekurinë e duhur për të kuptuar lojërat e saj.

Kujtojmë se Sindi pati një takim shumë romantik me Gelianin dhe fill pas tij Sara u deklarua për Gelianin, sepse u bë xheloze.