“NËSE NUK DO ISHA MARTUAR DO ISHA LIDHUR ME…”/ Kush janë VIP-at me dëshirat e “çmendura” (FOTO) – AlpeGossip
“NËSE NUK DO ISHA MARTUAR DO ISHA LIDHUR ME…”/ Kush janë VIP-at me dëshirat e “çmendura” (FOTO)

“NËSE NUK DO ISHA MARTUAR DO ISHA LIDHUR ME…”/ Kush janë VIP-at me dëshirat e “çmendura” (FOTO)

Bota e televizonit kërkon përkushtim shumë të madh ndaj punës si dhe orë të gjata pa lodhje. Prandaj jo rrallë herë disa nga çiftet më të dashura të publikut e kanë njohur njëri tjetrin pikërisht në televizon.

E duke qenë shpesh të pranishëm në botën e medias ato “lëshojnë” shpesh deklarata të shumta.

Ndër përmendim edhe deklaratat e meshkujve të showbizit, të cilët kanë treguar se me cilat nga vajzat do kishin dëshirë të lidheshin apo martoheshin nëse nuk do ishin të martuar.

AlpeNews.al ju prezanton me disa prej tyre:

Ermal Mamaqi

“Në ‘Portokalli’ në kohën kur konkurroi dhe Ami, ajo fitoi, ti nuk fitove. Pra në qoftë se do ta kishe fituar ti ‘Portokallinë’, ne do të ishim të martuar bashkë?”, iu drejtua Ermali Albanës, në videon e publikuar në Instagram, të shkëputur nga emisioni që do të transmetohet nesër ku e ftuar është edhe moderatorja simpatike. Ajo iu përgjigj me “Po” pyetjes së Ermalit duke vijuar kështu shakanë e tij.

Arjan Çani

“Po të mos isha i martuar, do martoheshe me mua zemër…?” iu drejtua moderatori i njohur Arian Çani këngëtares Bleona Qereti gjatë emisionit live. Edhe pse njihet për tipin e tij pa komplekse ndoshta ia ka shprehur pëlqimin hapur…

Florjan Binaj

Në rubrikën “E vërtetë apo sfidë” Florjan Binaj pyetjes se nëse nuk do ishte njohur në Liceun Artistik me Sadinën, bashkëshorten e tij, me cilën nga vajzat e showbizit mund të kishte pasur një lidhje, flori tha emrin e moderatores bukuroshe Bora Zemani.