U PËRFOL SE DO TË FILLONTE EMISION/ Sonila Meços nuk i “plotësohen” kushtet për lëvizjen – AlpeGossip
U PËRFOL SE DO TË FILLONTE EMISION/ Sonila Meços nuk i “plotësohen” kushtet për lëvizjen

U PËRFOL SE DO TË FILLONTE EMISION/ Sonila Meços nuk i “plotësohen” kushtet për lëvizjen

Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Sonila Meço do të rikthehej në televizion dhe pikërisht në ekranin e “Ora News”. Por këto zëra duket se janë hedhur poshtë, pasi Sonila Meço nuk do të jetë pjesë e “Ora News”. Sipas burimeve, një kalim i tillë nuk do të bëhet, pasi gazetares nuk i janë plotësuar disa kërkesa nga drejtuesit e këtij televizioni. Kujtojmë se Sonila Meço ka punuar në “Agon Channel”, dhe që prej mbylljes së këtij televizioni, ajo ka qëndruar larg ekranit.