E KRITIKUAN PAS PUTHJES SË POSTERIT TË VUÇIÇ/ Reagon motra e Eminës: Vij nga një familje patriotike, s’kam menduar… – AlpeGossip
E KRITIKUAN PAS PUTHJES SË POSTERIT TË VUÇIÇ/ Reagon motra e Eminës: Vij nga një familje patriotike, s’kam menduar…

E KRITIKUAN PAS PUTHJES SË POSTERIT TË VUÇIÇ/ Reagon motra e Eminës: Vij nga një familje patriotike, s’kam menduar…

Ka mjaftuar një fotografi e motrës së Emina Çunmulajt në rrjetet sociale, që fansat të shpërthejnë kundër saj.

Pepi ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” një foto ku shfaqet duke puthur posterin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Kush është presidenti i ri i Serbisë? E ardhmja është e ndritur”, ka shkruar motra e modeles së njohur shqiptare, duke etiketuar edhe Vuçiç.

Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore, ka reaguar pas kritikave duke dhënë shpjegimin e saj.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e ka ndërlidhur me “sarkazmë”.

E kritikuan ashpër pasi postoi foto duke puthur posterin e

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit, i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media të cilat tash sulmojnë pa të drejtë motrën time Emine Çunmulaj, e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.

Unë kam bërë postimin me ironi  ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër. Unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet.

Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiçi. Postimi është bërë me ironi. Kërkoj nga mediat të mos e shfrytëzojnë postimin tim për të sulmuar motrën time, e cila ka dëshmuar misionin e saj fisnik për shqiptarët.

Kërkoj ndjesë të gjithë miqve, familjarëve dhe shqiptarëve të cilët janë ndjerë të fyer nga postim im, por ua them edhe një herë që në asnjë moment nuk e kam menduar se do të keqkuptohet sarkazma që kam bërë me atë postim.

Pepi Çunmulaj.

E kritikuan ashpër pasi postoi foto duke puthur posterin e

E kritikuan ashpër pasi postoi foto duke puthur posterin e