“MBRETËRESHË…”/ Luana Vjollca tërheq sërish vëmendjen e Philip Plein (FOTOT) – AlpeGossip
“MBRETËRESHË…”/ Luana Vjollca tërheq sërish vëmendjen e Philip Plein (FOTOT)

“MBRETËRESHË…”/ Luana Vjollca tërheq sërish vëmendjen e Philip Plein (FOTOT)

Gjatë muajve të verës një nga këngët që u kthye menjëherë në hit ishte dhe bashkëpunimi mes Luana Vjollcës dhe këngëtarit të famshëm spanjoll Jay Santos. Vëmendjen pa dyshim e ‘vodhi’ moderatorja shqiptare me format e saj dhe veshjet. Dy nga stilimet ishin të firmës së njohur “Philip Plein”. Stilisti me të njëjtin emër i ‘dha bekimin’ këngëtares duke ripostuar në Instastory këngën disa ditë pas lançimit.

Mirëpo Luana e ka tërhequr sërish vëmendjen e tij. Philipp Plein ka komentuar në fotot e autores dhe prezantueses së “Shiko kush luan” ku shfaqet me fustanin e kuq të dizenjuar nga ai, një “emoji” me shenjë kurore mbretëreshe. Më pas ai ka ripostuar edhe një video të Luanës në Instastoryn e tij, teksa kjo e fundit pozonte me veshjen e Plein.