“SIKUR S’KE PARË FËMIJË ME SY”/ Klea Huta i kthehet ndjekëses që u mundua t’i prishë entuziazmin e pritjes së ëmbël (FOTOT) – AlpeGossip
“SIKUR S’KE PARË FËMIJË ME SY”/ Klea Huta i kthehet ndjekëses që u mundua t’i prishë entuziazmin e pritjes së ëmbël (FOTOT)

“SIKUR S’KE PARË FËMIJË ME SY”/ Klea Huta i kthehet ndjekëses që u mundua t’i prishë entuziazmin e pritjes së ëmbël (FOTOT)

Klea është në pritje të një djali dhe s’ka ngurruar të ndajë në Instagram momentet e bukura nga pritja e ëmbël.

Nëse fillimisht e mbajti të fshehtë, moderatorja ka vendosur të mos na fshehë më asgjë, madje sot na ka treguar edhe përgatitjet e fundit për bebushin.

Ajo ka publikuar në InstaStory rrobat e të voglit dhe madje është shprehur se nuk e beson dot që shumë shpejt do të bëhet nënë.

“Kjo është çmenduri. Nuk mund ta besoj dot, nuk mund ta besoj dotttt”, ka shkruar Klea krahas postimit.

Një ndjekëse është munduar t’i prishë asaj entuziazmin, duke i thënë se po sillet sikur s’ka parë ndonjëherë fëmijë me sy.

“Pe qamet t’u tregu gjojnat sikur s’ke pa niher kalamaj me sy. Njerëzve i kanë ardh’ majë hunde kalamajt.”- i shkruan ndjekësja.

Mirëpo, Klea i është kthyer publikisht duke i dhënë edhe një mësim të mirë të gjithë personave që nuk e vlerësojnë mrekullinë që Zoti i ka dhënë në jetën e tyre.

“A ekzistojnë vërtetë specie të tilla? Më vjen keq për ty! Uroj të bekohesh edhe ti me dhuratën më të bukur në jetë, që të ndihesh dhe ti NJERi si gjithë bota e të mos vjellësh vrer.”- shkruan Klea.

Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël, ndërsa më herët ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë.