“NJERËZIT E MËDHENJ DINË TË…”/ Robert Berisha hap zemrën dhe i kërkon falje publikisht Norës dhe vajzës së tyre – AlpeGossip
“NJERËZIT E MËDHENJ DINË TË…”/ Robert Berisha hap zemrën dhe i kërkon falje publikisht Norës dhe vajzës së tyre

“NJERËZIT E MËDHENJ DINË TË…”/ Robert Berisha hap zemrën dhe i kërkon falje publikisht Norës dhe vajzës së tyre

Robert Berisha është një ndër personazhet më të komentuar dhe më të përfolur të momentit.

Së fundmi ai po merret me projektin e tij që titullohet “Fërkoj Kalje”(Kërkoj Falje), për të cilin ka folur sot tek “Shqipëria live”.

I pyetur ndër të tjera se kujt do t’i kërkonte ai falje, Roberti ka përmendur prindërit e tij, Nora Istrefin dhe vajzën e tyre.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.

“Fërkoj Falje”, projekti i ri i Robert Berishës realizohet në Instagram dhe ai ka shpjeguar që gjithmonë që futet live kërkon falje. Ky projekt i këngëtarit lindi pas barcaletave që ai tregonte, por për shkak të muajit të Ramazanit, e ka ndjerë të nevojshme që të mos tregonte më, por të thoshte “më fal”.

Përsa i përket emrit, Roberti ka treguar se idenë ia dha shoku i tij që shpeshherë i ngatërronte fjalët dhe e vendosën pikërisht në atë mënyrë.