Lori celebron martesën e Sarës dhe Ledionit/ Momenti “i vështirë” i motrës së madhe (FOTO) – AlpeGossip
Lori celebron martesën e Sarës dhe Ledionit/ Momenti “i vështirë” i motrës së madhe (FOTO)

Lori celebron martesën e Sarës dhe Ledionit/ Momenti “i vështirë” i motrës së madhe (FOTO)

“Gjysma më e mirë”, “shoqja e zemrës”, “pika e dobët”, vogëlushja ime” janë vetëm disa nga shumë fjalët e ëmbla që Lori apo Sara ia kanë drejtuar gjithmonë njëra-tjetrës. Njëra më ekspresive, tjetra më e qetë, njëra më e gjatë, tjetra më pak (këtu ka pasur gjithmonë xhelozi), por gjithmonë, kudo e kurdoherë, kanë qenë bashkë – në çastet më të bukura e çastet më të dhimbshme, në të përpjeta e tatëpjeta… deri tani.

Kur e vogla, është zyrtarisht e martuar dhe zyrtarisht “e ndarë” nga familja Hoxha. Ç’zgjedhje tjetër mund të kishin menduar?

Ashtu si për Sarën, edhe për Ledionin Lori ka qenë shoqe shumë e mirë. Që kur prezantuesi i njohur u bë pjesë e Topit e Lori hynte e dilte atyre korridoreve, lindi një miqësi që më vonë u bë një familje. Kështu që sot, sado me zë pak të dridhur nga emocioni, askush veç Lorit nuk mund ta kurorëzonte dashurinë e tyre disavjeçare.

Sapo Sara zbriti shkallët pë t’iu afruar altarit, me fustanin e saj madhështor, Lori dhe Ledioni ishin gati. Në këto foto, duket qartë momenti kur motra e madhe nis të lexojë aktin martesor (ndoshta edhe me pak vështirësi), ndërsa Sara dhe Ledioni qëndrojnë “të bindur” para saj për të thënë “PO” me zë të lartë.

Të ftuarit kanë shoqëruar çdo moment me emocion e duartrokitje.