VIDEO/ A i ke buzët me silikon? Përgjigjet Albana Osmani: Të them të drejtën… – AlpeGossip
VIDEO/ A i ke buzët me silikon? Përgjigjet Albana Osmani: Të them të drejtën…

VIDEO/ A i ke buzët me silikon? Përgjigjet Albana Osmani: Të them të drejtën…

Prezantuesja Albana Osmani nuk i ka shpëtuar pyetjeve pikante të fëmijëve. E ftuar këtë të hënë “Në kurthin e Piter Pan”, në Televizionin Klan, ajo u pyet nëse i ka bërë buzët me silikon.

Osmani rrëfeu se buzët i ka natyrale, por nga ana tjetër tregoi se flokët i ka të shkurtra, por i ka zgjatur për t’u dukur më bukur në televizion.

Buzët i ke të tuat apo i ke bërë me silikon?

“Si thua ti?”

Mua me dukesh se i ke bërë me silikon…

“Shiko, sot ka dalë në modë kjo gjë dhe shumë njerëz për t’u ndjerë më të lumtur bëjnë shumë gjëra. Për shembull unë flokët e mia natyrale nuk i kam kaq të gjata, i kam më të shkurtra. Dhe në televizion nganjëherë të kërkojnë disa pika me rëndësi për t’u dukur bukur dhe mua m’i kanë kërkuar që t’i kem të gjata sepse më shkojnë, se jam edhe shumë e gjatë. Kurse buzët të them të vërtetën, kështu mi ka bërë mami dhe babi”./tvklan.al