TALLET me të gjithë moderatorët! Ky sezon i “Portokalli”-së është i Rezart Veleshnjës (VIDEO) – AlpeGossip
TALLET me të gjithë moderatorët! Ky sezon i “Portokalli”-së është i Rezart Veleshnjës (VIDEO)

TALLET me të gjithë moderatorët! Ky sezon i “Portokalli”-së është i Rezart Veleshnjës (VIDEO)

“Portokalli”-a është prej vitesh programi i cili shoqëron shqiptarët mbrëmjen e çdo të diele. Prej më shumë se një dekade në skenën e këtij programi janë ngjitur emra të njohur të botës së artit.

Ky program ka prodhuar gjithashtu edhe shumë emra të rinj, aktorë të cilët debutimin e tyre të parë e kanë patur në “Portokalli” dhe që pjesëmarrja në këtë program humori u ka sjellë famë dhe pëlqyeshmëri tek publiku.

Një prej tyre është edhe Rezart Veleshnja. Prej vitesh publiku e njeh me emrin e personazhit që ai ka luajtur që në fillimet e tij, Betim Spërdhima. Betimi ishte një djalosh nga fshati i Pishkashit i cili ngjitej në skenën e “Portokalli”-së dhe tregonte gjithë gjërat që ndodhnin në fshatin e tij të vogël me shumë pak banorë. Batutat e Rezart Veleshnjës përmes këtij personazhi bënin që publiku në sallë por edhe ai nga televizori të qeshte pafund.

“Portokalli”-a ka një kast me aktorë profesionistë por Rezarti që në fillimet e tij arriti që të tërhiqte vëmendje duke e kthyer personazhin e tij në një nga numrat më të preferuar të publikut i cili shpërthente në duartrokitje sa herë që Betim Spërdhima dilte në skenë.

Prej dy sezonesh Rezarti është kthyer në një nga protagonistët e programit të humorit kjo sepse aftësitë e tij imituese të shumë personazheve të njohur të ekranit shqiptar kanë dalë më në pah se kurrë. Fillimisht imitonte Sali Berishën, pastaj Ardit Gjebrean e Arjan Çanin. Këtë sezon Rezarti na tregoi versionin e tij të Rudina Magjistarit dhe Eni Shehut duke bërë që interpretimet e tij të rradhës të priten me padurim nga publiku. Ka shumë që e shohin Portokalli-në veç për rolet e tij. Shumë nga kolegët e quajnë një nga më të mirët në këtë format e madje nuk kanë frikë ta pranojnë këtë gjë edhe publikisht.

Humori i Rezartit arrin të depërtojë tek shumica e shikuesve dhe pa frikë mund të quhet një nga më të mirët që “Portokalli”-a ka sot. Pak muaj më parë Bes Kallaku, Gaz Paja e Florjan Binaj ishin 3 emrat më të pëlqyer të “Portokalli”-së ama e sigurt është se aktualisht ky sezon është i Rezart Veleshnjës./Blitz.al/