Erion Isai zbulon detaje nga programi i ri me Bes Kallakun! – AlpeGossip
Erion Isai zbulon detaje nga programi i ri me Bes Kallakun!

Erion Isai zbulon detaje nga programi i ri me Bes Kallakun!

Është përfolur gjatë në media largimi i dyshes së njohur të humorit, Bes Kallaku dhe Erion Isai nga “Portokalli” ashtu siç po shkruhet çdo ditë në media se çfarë do të bëjnë ata tani.
Pas largimit nga programi i humorit dyshen simpatike të aktorëve e pamë krah Ardit Gjebreas, ku prezantuan Kënga Magjike 2017-të ( madje Erioni u angazhua edhe me skenarin e këtij spektakli).

Dhe duket se ky ishte një ogur i mirë për ta pasi thuhet se ata do të realizojnë një program humori nën logon e Tv Klan.

I ftuar në emisionin Lart e Poshtë, Erion Isai ka folur për herë të parë rreth të detajeve të këtij programi.

“Ne jemi në negociata dhe nëse ato shkojnë mbarë, shumë shpejt do të kemi lajm. Formati që kemi konceptuar nuk ka lidhje me një kaberetë si Portokallia. Unë dhe Besi do të vijmë ndryshe, madje edhe njerëzit që po kontaktohen do të jenë në forma të tjera. Do ketë surpriza edhe në stafe. Unë dhe Besi do të jemi autorët e programit”,-është shprehur Erioni.