Ana Lika njihet si një ndër personazhet më pa komplekse të ekranit, që i thotë gjërat troç dhe pa doreza. Për këtë shkak aktorja shpesh vihet në qendër të vëmendjes së mediave.
Së fundmi Ana ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram, por në mënyrën e saj origjinale, me video e me humor.
Një prej fansave e pyet sa herë e bën në një natë dhe Ana i përgjigjet me një video ku fillon numërimi nga 1 deri në 10, duke e shoqëruar përgjigjen me emoji të qeshurash.
E pyetur sa herë ka dashuruar në jetën e saj, aktorja është përgjigjur me një këngë nga Artiola Toska e cila këndon: “E para është nëna, e dyta më je ti, të dyja t’mira jini, ju kam si sytë e mi”.