Jul Deda është padyshim një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e tij foto ose video të ndryshme.
Në postimet e tij Juli shpesh ka vendosur në qendër familjen, të shoqen, fëmijët, nipërit, mbesat dhe së fundmi edhe prindërit e tij. Ai ka publikuar një foto të nënës dhe babait, aktorit të njohur Zef Deda, teksa kanë dalë bashkë për shëtitje. Dyshja kanë pozuar të buzëqeshur pas një figure zemre para kamerës. “Adoleshentët e mi, mami dhe babi”, ka shkruar Juli krahas fotos pasi të dy duken si ‘adoleshentë’ të dashuruar.
Edhe njëherë tjetër aktori ka treguar se familja për të është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.