FANSAT E AKUZUAN PËR PROVOKIM/ Era Istrefi sqaron situatën: Ndodhi që unë të…(FOTO) – AlpeGossip
FANSAT E AKUZUAN PËR PROVOKIM/ Era Istrefi sqaron situatën: Ndodhi që unë të…(FOTO)

FANSAT E AKUZUAN PËR PROVOKIM/ Era Istrefi sqaron situatën: Ndodhi që unë të…(FOTO)

Ditën e djeshme një fotografi e postuar nga motrat Istrefi në ‘Instagram’ bëri xhiron e internetit. Nora dhe Era shfaqeshin në Akropolis duke bërë shqiponjën dhe me anë të fotos uronin shqiptarët për ditën e veçantë. Kjo foto ka ngjallur reagime të shumta nga fansat grekë, të cilët janë shprehur të indinjuar se kjo është një fyerje e madhe për dy shtetet.
Pas komenteve të shumta ka ardhur edhe përgjigja e Erës, e cila ka zbuluar se kjo ishte një rastësi dhe nuk e kishte për qëllim të acaronte marrëdhëniet mes shteteve.

“Ndodhi që unë të jem këtu në një udhëtim biznesi, unë po festoj ditën e Pavarësisë së Shqipërisë këtu. Unë jam një artiste dhe jo një politikane. Unë i dua të gjitha vendet dhe dëshiroj paqen për të gjithë. Këtu ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe vendin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë së bashku, të mos lejojmë asgjë dhe asnjeri të hyjë mes nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, ka shkruar këngëtarja.